Legjenda shqiptare e boksit diagnostifikohet me sëmundjen e Alzheimerit

8 Gusht 2025, 10:02 / SPORT ALFA PRESS
Legjenda shqiptare e boksit diagnostifikohet me sëmundjen e Alzheimerit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ka ndarë me ndjekësit një lajm të dhimbshëm, duke bërë të ditur se babai i saj, ish-boksieri legjendar Aziz Salihu, i njohur ndryshe si “Zizi Olimpiku” – është diagnostifikuar me sëmundjen e Alzheimerit.

Në një postim emocional, Monika shprehet se sfidat e jetës nuk kursejnë askënd.

“Nuk mund të gënjej për dhimbjen,” shkruan ajo, “por jam dhe do të vdes si qika e boksierit.”

Pavarësisht gjendjes shëndetësore, Monika thekson se dashuria e babait për familjen, Kosovën dhe popullin mbetet e njëjtë: “Edhe sot ju don me shpirt, edhe pse ai është ndryshe”.

Po ndodh...