
Mesfushori i Kombëtares Kuqezi: Modric, idhulli im, do t’i kërkoj fanellën


Mesfushori i Lecce-s, Medon Berisha, ka folur për Sky Sport nga grumbullimi veror i skuadrës salentine. Këto janë disa nga deklaratat e tij, duke nisur nga shoku i ri i skuadrës, Francesco Camarda:
“Është një djalë shumë i mirë, që nga dita e parë më është dukur i thjeshtë dhe i sjellshëm. U ambientova menjëherë me të”.
Çfarë Lecce-je po ndërtohet?
Po ndërtojmë një grup të madh, me Ramadanin, Gaspar, Krstovic dhe të tjerët.
Që nga fillimi po punojmë shumë me trajnerin. Stërvitjet dy herë në ditë nuk ndalen kurrë. Është një teknik që kërkon shumë, sidomos cilësi, dhe po mësoj shumë prej tij, edhe në lëvizjet në fushë.
Do të na mungojë. E njoh prej tri vitesh, është lider, një që, kur flet në fushë, ka peshë. Do të ndihet mungesa e tij, por jam i lumtur për të.
Kush do të marrë drejtimin në fushë tani?
Kemi shumë lojtarë me tipare lidershipi, edhe pa pasur shiritin e kapitenit. Mendoj për emra si Falcone, Ramadani, Gaspar… ka shumë liderë në këtë skuadër.
Po Krstovic, çfarë do të bëjë?
Kam folur me të. Nuk di gjë të sigurt, por i thashë që nëse qëndron, do t’i bëj të shënojë 10 gola këtë sezon. Shpresoj të shënoj edhe unë ndonjë.
Objektivi, sërish mbijetesa…
Ky është objektivi ynë, si vitin e kaluar kur bëmë histori. Tani duam të vazhdojmë të shkruajmë histori.
Në Serinë A kanë ardhur mesfushorë si Modric e De Bruyne…
Modric ka qenë idhulli im që kur isha i vogël, do të jetë një kënaqësi dhe do t’i kërkoj fanellën.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128