Pesë skuadrat që kanë siguruar zyrtarisht fazën Play Off të Champions League

11 Dhjetor 2025, 10:13 / SPORT ALFA PRESS

Pesë skuadrat që kanë siguruar zyrtarisht fazën Play Off

Champions League konfirmon tashmë pesë skuadra që do të jenë pjesë e fazës së ardhshme të kompeticionit.

Pas rezultateve të fundit, PSG, Manchester City dhe Atalanta i janë bashkuar Arsenalit dhe Bayern Munichut duke siguruar të paktën pjesëmarrjen në playoff-et e Champions League 2025/26 dhe mundësinë për të arritur deri në 1/8 e finales.

Sipas rregullores së re, vetëm tetë vendet e para kalojnë direkt në fazën me eliminim, ndërsa ekipet nga pozicioni i 9-të deri në të 24-in duhet të luftojnë nëpërmjet playoff-eve për të siguruar biletën e tyre në raundin tjetër.

Championsi në këtë mënyrë hyn në fazën vendimtare, me disa nga klubet kryesore të Europës tashmë të garantuara në garën për trofeun më prestigjioz.

 

Po ndodh...