Polonia na nxori nga gara, Shqipëria stërvitet në Varshavë, më martën miqësore me Ukrainën

27 Mars 2026, 15:03 / SPORT ALFA PRESS

Polonia na nxori nga gara, Shqipëria stërvitet në Varshavë,

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në Varshavë, pas ndeshjes së fazës play-off ndaj Polonisë.

Ekipi u stërvit i ndarë në dy pjesë: lojtarët që luajtën në ndeshjen e mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe ushtrimet në palestër, ndërsa lojtarët e stolit dhe ata me pak minuta zhvilluan një seancë të plotë stërvitore.

Pasditen e sotme, ekipi do të udhëtojë drejt Valencias, ku do të luajë me Ukrainën një ndeshje miqësore më 31 mars, në orën 20:45.

Po ndodh...

ide