
Rrëfimi i “të pandreqshmit”, ish-futbollisti belg: Si kërkova borxh 100 mijë euro nga bosi i drogës

Raxha Naingolan ka pranuar në një intervistë për programin televiziv belg “Bar Goens” se i kishte kërkuar një hua prej 100 mijë eurosh trafikantit të drogës Nasr-Edine Sekaki.
Ish-futbollisti belg ishte arrestuar dhe më pas liruar nga policia belge, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në krimin e organizuar. “Nuk ishin ata që kishin nevojë për para, isha unë”, tha “Ninja”, duke sqaruar arsyen pse kishte kërkuar paratë nga bosi i drogës. “Njerëzit besojnë atë që lexojnë në gazeta, që unë qenkam qendra e një rasti droge. Por nuk ekziston asnjë lidhje me drogën”, tha ish-lojtari i Interit.
Gjatë intervistës, Naingolan zbuloi se kishte kërkuar këtë shumë të madhe për të shlyer borxhe të lidhura me lojërat e fatit dhe për shkak të bllokimit të llogarive bankare pas divorcit. Shuma ishte marrë në dorë dhe më pas e kthyer me transferta bankare që varionin nga 5.000 deri në 30.000 euro, të “maskuara” si investime në ndërtim.
Naingolan ka qenë një futbollist që ka bërë gjithmonë lajm për ndodhitë jashtë fushe dhe sigurisht që kjo gjë nuk e ka ndihmuar të kishte karrierën që ëndërronte.
-
-
Zelensky: Ne duam paqe, Rusia na përgjigjet me sulme
1 Maj, 20:12

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128