Sherri në Vlorë ka pasoja, Disiplina pezullon Agostinelin dhe Emiljano Çelën

Përplasja mes trajnerëve Andrea Agostineli dhe Emiljano Çela gjatë ndeshjes Flamurtari-Kukësi, nuk ka kaluar pa pasoja për të dy teknikët, përveç kartonit të kuq me të cilin u ndëshkuan në minuta e fundit të sfidës së Kategorisë së Parë.
Disiplina ka vendosur që të ndëshkojë me nga dy ndeshje pezullim trajnerët të cilët u përfshinë në momente tensioni pas goli të dytë të vlonjatëve në këtë sfidë.
Gjithashtu, nuk kanë munguar gjoba e pezullime në seri në këtë kategori, por edhe në ato më poshtë e në futbollin e moshave, ku sjelljet josportive janë kthyer në normalitet.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 11.12.2024
Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke ofenduar dhe fyer zyrtarët e ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i Flamurtari FC, Andrea Agostinelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i FK Kukesi, Emiljano Çela, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Valbona, Ëahab Laëal Adetola, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Erzeni, Arlind Nerjaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i Eagles Football, Andi Matraxhiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në stolin e rezervave.
Zyrtari i KF Shiroka, Ergin Axhani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në stolin e rezervave.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
