Slot, i ngazëllyer me rinovimin e ‘Faraonit’: Askush nuk luan në vazhdimësi në nivel kaq të lartë

11 Prill 2025, 17:10 / SPORT ALFA PRESS

Slot, i ngazëllyer me rinovimin e ‘Faraonit’: Askush nuk luan

Në konferencën për shtyp të së premtes, trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, foli për lajmin më të rëndësishëm që tifozët prisnin: Mohamed Salah ka rinovuar kontratën me klubin.

Egjiptiani do të qëndrojë edhe për dy vite të tjera, pavarësisht se mbush 33 vjeç në qershor – një vendim që shkel paksa politikat e zakonshme të klubit për moshën e lojtarëve.

Slot shprehu kënaqësinë e tij për këtë marrëveshje, duke theksuar se ky rinovim jo vetëm që është një fitore e madhe për klubin, por mund të ndikojë pozitivisht edhe në merkaton e verës.

Ai vlerësoi punën e drejtorit sportiv Richard Hughes dhe të Michael Edwards, të cilët bënë përpjekje të mëdha për të bindur Salah dhe agjentin e tij.

Trajneri holandez pranoi se Salah është afër kufijve maksimalë të potencialit të tij, por theksoi se konsistenca është ajo që e bën ‘yllin’ egjiptian kaq të veçantë.

Ai tha: “Shumë lojtarë mund të bëjnë paraqitje të shkëlqyera një ose dy herë, por të luash në nivel kaq të lartë në mënyrë të vazhdueshme është ajo që e bën ndryshimin.”

Rinovimi i Salah përçoi një mesazh të qartë: Liverpool-i beson në projektin e tij për të ardhmen, dhe ‘yjet’ si Salah janë të bindur se klubi ka potencial për të luftuar për trofe edhe në sezonet që vijnë.

 

Po ndodh...