Te Dortmundi nuk ka më vend, portieri shqiptar mund ti bashkohet skuadrës tjetër të Bundesligës gjermane

20 Korrik 2025, 18:10 / SPORT ALFA PRESS

Te Dortmundi nuk ka më vend, portieri shqiptar mund ti bashkohet

Portieri shqiptar, Diant Ramaj mund të rikthehet në Gjermani, te skuadra e Bundësligës, Heidenheim.

“Sky Sport” raporton se 23-vjeçari tashmë ka rënë dakort me kushtet e ofruar ndërsa pritet vetëm marrëveshja mes Heidenheim dhe Borusia Dortmundit.

Kujtojmë që sezonin e kaluar gardiani luajti i huazuar në Danimarkë te Kopenhagën, por është në pronësi të Dortmundit me një kontratë deri në vitin 2029.

Portieri shqiptar duket se nuk ka vend te verdhezinjtë dhe kthimi në Gjermani do të ishte marrëveshje e mirë për karrierën e tij.

 

Po ndodh...