
Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

Ditën e sotme, klubi i Vllaznisë ka njoftuar një largim të rëndësishëm. Tefik Osmani nuk do të jetë më drejtor sportiv i kuqebluve. Pas 18 muajsh bashkëpunim, Osmani dhe Vllaznia kanë ndarë rrugët.
Ndërkohë që ka reaguar vetë edhe Osmani. Ky i fundit nuk ka kursyer falenderimin për të gjithë ekipit, por në veçanti për Bekim Balajn.
Gjithashtu, Tefik Osmani ka falenderuar edhe presidentin Xhaferi dhe gjithë stafin teknik.
Sot kam një falenderim të veçantë për tifozët e mrekullueshëm shkodrane, për lojtarët e ekipit në veçanti, Bekim Balajn, kapitenin që së bashku i shkuam aq pranë titullit. Stafin teknik që kam punuar, në veçanti, V.Sinani.
Falenderoj presidentin që më besoi këtë detyrë në një kohë të vështirë për Vllazninë që me përkushtim të gjithë së bashku e nxorrëm nga lufta për mbijetesë në luftën për titull në final four.
Kontratës sonë i erdhi fundi dhe falenderoj qytetin e Shkodrës për mikpritjen. Falenderim të veçantë edhe për Ardit Krajën që çdo çast i ka qëndruar pranë ekipit.
Osmani u afrua te kuqeblutë në nëntorin e vitit 2023. Kuqeblutë mbyllën dy sezone në Final Four, një si vend i katërt dhe i dyti në statusin e nënkampionit.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128