Tjetër ndryshim në turneun aziatik të Barcelonës. Katalanasit paguhen dhe nisen për të luajtur në Japoni

24 Korrik 2025, 20:44 / SPORT ALFA PRESS

 

Tjetër ndryshim në turneun aziatik të Barcelonës.

Një tjetër ndryshim drastik në planet e Barcelonës sa i përket përgatitjeve para startit të sezonit. Një ditë më parë, katalanasit deklaruan se nuk do të udhëtonin drejt Japonisë pasi nuk ishin paguar nga organizatorët për ndeshjen e planifikuar për të dielën ndaj Visel Kobe.

Situata ka ndryshuan në mënyrë të plotë sot, pasi klubi ka vendosur të udhëtojë drejt Japonisë, me nisjen e planifikuar të premten në mëngjes, pasi është paguar shuma që kërkonte fillimisht dhe që i ishte mohuar nga organizatorët e turneut aziatik. Ka qenë ndërhyrja e sponsorit të katalanasve, kompanisë aziatike “Rakuten”, e cila është sponsor kryesor edhe i Visel Kobe, që gjithçka të mbyllej me fund të lumtur.

Kësisoj, Barcelona që po riorganizonte udhëtimet për të shkuar vetëm në Korenë e Jugut për dy miqësore të tjera, i është kthyer edhe një herë planit fillestar, por me një ditë me vonesë.

 

Po ndodh...