E zuri poshtë masivi i dheut në Burrel, ende asnjë shenjë nga trupi i pajetë i 29-vjeçarit!

6 Maj 2025, 15:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

E zuri poshtë masivi i dheut në Burrel, ende asnjë shenjë

Vijojnë kërkimet për Ardit Beshirin, punëtorin e ekskavatorit në fabrikën e përpunimit të kromit në Burrel, të cilin e zuri poshtë masivi i dheut që u shemb të shtunën (3 maj).

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se as këtij incidenti, ka nisur menjëherë një operacion për shpëtimin e punonjësit të zhdukur dhe se forca të shumta janë angazhuar për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e tij.

Në operacionin kompleks po marrin pjesë:

-Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos

-Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM)

-Ekip mjekësor me autoambulancë

-Forca vullnetarizmi nga komuniteti

-Efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve

-Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Rrëshqitja ka pasur përmasa të konsiderueshme, rreth 500 metra gjatësi, 20 metra gjerësi dhe mbi 4 metra thellësi. Pavarësisht vështirësive të mëdha, për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tjera, operacioni po zhvillohet me kujdes ekstrem.

Ministria njofton se me gjithë përpjekjet, deri më tani nuk është bërë e mundur të lokalizohet apo nxirret trupi i punonjësit të ekskavatorit.

 

Po ndodh...