Emigrantët rikthehen për Shëngjergj/ Festa e traditës dhe pranverës mbledh qindra vizitorë

Banorë, vizitorë dhe emigrantë u mblodhën në Shishtavec për të festuar Shën Gjergjin, një festë tradicionale që shënon ardhjen e pranverës. Nën një atmosferë të jashtëzakonshme me muzikë, valle dhe gara me kuaj, e kthyen fshatin në një qendër të gjallë kulturore dhe turistike.
Kjo ditë e shenjtë, e cila përkujton fundin e dimrit dhe ardhjen e pranverës, mbledh çdo vit banorë, emigrantë të kthyer dhe vizitorë nga zona të ndryshme të vendit.
Tradita e festës nis një ditë më parë, më 5 maj, kur gratë e fshatit mblidhen për të kryer një nga ritet më të vjetra mbledhjen e degëve të mështeknës dhe luleve.
Qendra e fshatit u shndërrua në një arenë festive. Muzika tradicionale, kërcimet popullore dhe gara me kuaj, që mblodhi të rinj nga i gjithë rrethi, ishin pjesë e pandarë e atmosferës së gëzueshme.
Në mesin e pjesëmarrësve kishte shumë emigrantë, të cilët kishin zgjedhur të riktheheshin në vendlindje për të festuar me familjet e tyre.
Organizatori i kësaj feste tregon se është i lumtur për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme ndërsa thotë se përveç ruajtjes së traditës, festa e Shën Gjergjit është shndërruar edhe në një mënyrë për të promovuar turizmin lokal dhe bukuritë natyrore të zonës
Një festë që ndërthur trashëgiminë, natyrën dhe mikpritjen, e ka kthyer Shishtavecin në një destinacion kulturor gjithnjë e më të njohur.
-
-
Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n pa qenë fare aty!
7 Maj, 13:52
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


