Fotografoi fletën e votimit dhe e publikoi në rrjete sociale, arrestohet 34-vjeçari

11 Maj 2025, 14:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fotografoi fletën e votimit dhe e publikoi në rrjete sociale,

Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar në Tiranë, i cili fotografoi fletën e votimit dhe më pas e publikoi atë në rrjete sociale.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas shfaqjes së një postimi në një portal ku një shtetas kishte publikuar fotografimin e fletës së votimit, organizuan punën, identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin R. F., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se ky shtetas ditën e sotme, ka fotografuar fletën e votimit, dhe më pas e ka publikuar në rrjetet sociale.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.