Fotografoi fletën e votimit, shoqërohet në polici 56-vjeçarja në Elbasan

11 Maj 2025, 10:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fotografoi fletën e votimit, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendrën e votimit nr. 2321 në lagjen “5 Maj” në Elbasan, gjatë procesit të zgjedhjeve të 11 majit.

Rreth orës 07:45, anëtari i komisionit të kësaj qendre, shtetasi I. P., njoftoi autoritetet se një votuese, shtetasja M. C., 56 vjeçe, kishte fotografuar fletën e saj të votimit – një veprim i ndaluar rreptësisht nga ligji zgjedhor.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan gruan në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Pavarësisht ngjarjes, votimi në këtë qendër vijon normalisht.