Helmimi në Akademinë e Sigurisë/ Xama: Kompania e Nikolin Jakës ka fituar 44 mln € tendera

7 Maj 2026, 21:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Helmimi në Akademinë e Sigurisë/ Xama: Kompania e Nikolin

Rreth 56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë u paraqitën me simptoma helmimi pas konsumimit të vaktit të drekës një ditë më parë.

Gazetarja Ola Xama, deklaroi se helmimi dyshohet të ketë ardhur nga shërbimi i kateringut i ofruar nga kompania “Sori-Al”, e lidhur me kreun e Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Nikolin Jaka.

Sipas saj, prej vitesh fiton tenderët kryesorë të kateringut në reparte ushtarake e çerdhe.

“Kompania ‘Sori-Al’, së bashku me kompaninë AGS, që janë në pronësi të Alma Tafanit dhe më parë kanë pasur lidhje pronësie edhe me Nikolin Jakën, kanë përfituar nga viti 2018 deri më sot rreth 44 milionë euro tenderë në fushën e shpërndarjes së ushqimit dhe lavanderisë.

Rreth 18.8 milionë euro janë kontrata për ushqimin në spitale, ndërsa 12.2 milionë euro janë kontrata për Akademinë e Policisë dhe repartet ushtarake. Kompania tjetër, AGS, ka përfituar rreth 4 milionë euro tenderë për furnizimin me ushqime në çerdhe dhe kopshte.

Nëse flasim për tregun e tenderëve në spitale, reparte ushtarake, Akademinë e Sigurisë, çerdhe dhe kopshte, këto kompani zotërojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut, rreth 25% të tij”- tha Xama në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova