Ky është biznesmeni i karburanteve që u ekzekutua me plumb në kokë! Rexhep Ismaili drejtonte edhe Shoqatën Patriotike "Çamëria"

7 Maj 2026, 22:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ky është biznesmeni i karburanteve që u ekzekutua me plumb

Pronari i një stacioni karburanti në qytetin e Sarandës dhe kryetari i degës lokale të Shoqatës Patriotike "Çamëria", Rexhep Ismaili është ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të enjte në një nga rrugët e qytetit bregdetar me plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe shërbime të shumta të Komisariatit të Policisë së Sarandës, disa njësi të Forcave "Shqiponja" dhe prokurori i gatshëm kanë mbërritur në vendngjarje dhe menjëherë është urdhëruar ngritja e postblloqeve për të arritur tek autori/ët.

Rexhep Ismaili ishte 66 vjeç dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë konflikt të çastit apo ekzekutimi i tij me plumb në kokë ka ardhur si pasojë e ngjarjeve të vjetra, ku biznesmeni që zotëronte një pikë karburanti në qytet u qëllua për vdekje.

Newsbomb.al ka siguruar një fotografi të viktimës, ndërsa ekzekutimi makabër i tij ka tronditur qytetin e Sarandës, i cili tashmë është futur zyrtarisht në sezonin veror dhe mirëpret pushues dhe turistë të shumtë. 

Mësohet se Rexhep Ismaili me origjinë është çam dhe gjashtë vite më parë, në 2020, është zgjedhur kryetar i Degës së Patriotike Atdhetare “Çamëria”, në Sarandë. Ai gëzonte respekt në qytetin bregdetar dhe motivet e vrasjes mbeten mister.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova