“Rama manipulon”, Bushati flet për ditën më të zezë të medias: Berisha bën atë që bën me oligarkët, përmend 2 dhe nuk përmend 7

7 Maj 2026, 23:28 / POLITIKË ALFA PRESS

“Rama manipulon”, Bushati flet për ditën më të

Analisti Andi Bushati u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se në Shqipëri nuk ka media dhe se ajo është sot në ditën e vet më të zezë, ndërsa Berisha sillet ndaj saj si me oligarkët, ndërsa Rama i manipulon faktet.  

“Media është në ditën e vet më të zezë. Nuk e di a e meriton emrin media. Për mua është kthyer në makineri propagande dhe manipulative. Ka pasur një dialog në distancë mes Saliut dhe Ramës. Këtu mediat i ka kapur të gjitha pushteti, gjë që është e vërtetë. Të bësh një radiografi të mediave dhe të merresh me mediat e Irfanit që e kanë sfilitur dhe të mos guxosh të përmendësh Klanin, je hipokrit. Berisha bën atë që bën me oligarkët: përmend 2 dhe nuk përmend 7. E keni dëgjuar të kritikojë Klanin, kur dihet se makineria e propagandës së Ramës është Topi dhe Klani.

Rama nga ana tjetër thotë se vendin më të madh në media e ka Berisha. Por Rama manipulon. Çështja e mediave që nuk është statistikë.

Çështja e mediave është kur shkon Arlindi në një minierë që të denoncojë një skandal dhe nuk e jep asnjë media, nuk është çështje sa kohë i dhe Berishës dhe sa i dhe Ramës. Për ta kuptuar ka një fakt: sa kohë kemi pa parë gazetari investigative. E mbajmë mend te emisoni yt si na nxorën për leckash. Doli emisioni po ngriti valixhet Ylli. Kjo është kritika që mund t’i bësh qeverisë. kjo është pjesa e manipulimit që bën Rama”- tha Bushati.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova