“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

Dashamir Shehi, ish-deputet, e injoroi të ashtuquajturën garë për zgjedhjen e kryetari të PD-së.
Ai u shpreh se ky është një teatër i paneojshëm që u duhet kursyer demokratëve.
“Është muhabet pa vlerë. Dihet që është Doktori dhe Doktori do të jetë. Do të ishte më e ndershme të kursehet ky lloj teatri për demokratët. Njerëzit nuk janë budallenj. Këtë teatrin që është demokratike ta kursenin. A doni të bëni diçka formalisht? Merr një nga deputetët dhe vëre paralel që të paktën korniza e kësaj të mbyllet nga ana formale. Ka atje 50 deputetë që mund ta bënin. Nuk i prishte punë askujt. Për të qenë demokratike ato do duhej të ishin zgjedhje me kundërshtarë. Salianji p.sh. Po si duket atij kjo nuk i leverdis. Nuk është puna që ata duan Salianjit, ato janë tregues që këta nuk duan Berishën. Do identifikohet grupi që nuk është më përqark kryetarit. Kështu si e kanë sjellë më mirë ta mbyllin dhe ti rikthehen politikës. Ta mbyllin këtë histori dhe shyqyr që mbyllet. Të shikojmë tani si reagojnë Berisha e të tjerë. Kjo ka ndodhur, nuk është më në të ardhmen, është në të shkuarën”– tha Shehi.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128