Itali, burgim i përjetshëm për prindërit që vranë vajzën se nuk pranoi të martohej

Gjykata e Apelit të Bolonjës dënoi me burgim të përjetshëm prindërit dhe kushërinjtë e Saman Abbas, vajzës e cila u vra 4 vite më parë në Itali. Nga ana tjetër, xhaxhai u dënua me 22 vjet burg.
Vajza 18-vjeçare pakistaneze u vra dhe u varros në një shtëpi në fermë pranë shtëpisë ku jetonte familja e saj në Novellara, në provincën e Reggio Emilia, natën midis 30 prillit dhe 1 majit 2021.
Sipas Gjykatës, e reja, e cila kishte refuzuar një martesë të detyruar, u vra nga e gjithë familja e saj.
Prokuroria e Përgjithshme kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të pesë të pandehurit. Por në shkallën e parë, prindërit, Shabbar Abbas, Nazia Shaheen dhe xhaxhai Danish Hasnain ishin dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa kushërinjtë Noman Hulhaq dhe Ikram Ijaz ishin shpallur të pafajshëm.
Askush nuk e pranoi kurrë vrasjen, ata akuzuan njëri-tjetrin, por për gjyqtarët e apelit e gjithë familja është përgjegjëse për vrasjen e Saman Abbas. Katër vjet pas vdekjes së vajzës pakistaneze, Gjykata e Bolonjës, rrëzoi kryesisht dënimin e shkallës së parë dhe pranoi qëndrimin e prokurorisë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





