Ka drejtuar edhe më parë “El Clasico”, Kupa e Mbretit gjen gjyqtarin e finales Barcelona-Real

22 Prill 2025, 18:32 / SPORT ALFA PRESS

Ka drejtuar edhe më parë “El Clasico”, Kupa e Mbretit gjen

Rikardo de Burgos Bengoetçea është përzgjedhur si arbitri i finales së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit në “La Cartuja” të Seviljes, të shtunën më 26 prill.

Arbitri nga Biskaja ka besimin e plotë të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve dhe për këtë arsye është caktuar për të gjykuar atë që konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme dhe më emocionuese në futbollin spanjoll. Për De Burgos, kjo do të jetë hera e parë që drejton një finale të Kupës së Mbretit.

Ndërkohë, ai ka drejtuar edhe më parë “El Clasico”-n e futbollit spanjoll. Ai ka drejtuar dy finale të Superkupës së Spanjës ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit. E para, në vitin 2018, kur Superkupa luhej me dy ndeshje. Me atë rast, ai arbitroi ndeshjen e parë në të cilën Madridi fitoi 1-3 kundër Barcelonës. E fundit, me një ndeshje e vetme, ishte në vitin 2023 dhe Barça fitoi 1-3 kundër Realit të Madridit.

 

Po ndodh...