
Kapen çantat me drogë në kufi me Greqinë, trafikantët i shpëtojnë policisë

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë ka parandaluar një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë, shkruan A2 CNN. Gjatë patrullimit në zonën kufitare midis fshatrave Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit, pranë piramidave 43 dhe 44, shërbimet policore konstatuan dy persona që transportonin çanta të dyshuara.
Pasi panë shërbimet e policisë, shtetasit braktisën çantat dhe u larguan në drejtim të thellësisë së territorit grek. Pas këqyrjes së çantave, grupi hetimor zbuloi 20 pako me rreth 32.3 kilogramë lëndë të dyshuar kanabis.
Në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Migracionit Korçë, është bërë i mundur identifikimi i njërit prej personave të përfshirë, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tij dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. Policia thekson vendosmërinë për të luftuar trafikimin e lëndëve narkotike dhe për të garantuar sigurinë në kufijtë e vendit.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128