Si do të ulen liderët botërorë në funeralin e Papa Françeskut në Vatikan/ Mijëra të rinj mes të pranishmëve në sheshin e Bazilikës së Shën Pjetrit

26 Prill 2025, 10:10 / BOTA ALFA PRESS

Si do të ulen liderët botërorë në funeralin e Papa

Funeralet papale bashkojnë liderët botërorë si asnjë ngjarje tjetër. Dhjetëra liderët e mbledhur sot në Vatikan do të ulen sipas rendit alfabetik të kombeve të tyre, në frëngjisht, gjuhën tradicionale të diplomacisë.

Kjo do të thotë se presidenti amerikan Donald Trump do të ulet mes liderëve të Estonisë dhe Finlandës, pasi SHBA-ja në frëngjisht është “États-Unis”.

Kuriozitet paraqet procesioni i Françeskut nga Vatikani në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë.

Si do të ulen liderët botërorë në funeralin e Papa

Si papë, Françesku largohej shpesh nga Vatikani, duke udhëtuar në skajet dhe periferitë e globit. Është me vend që ai të bëjë një udhëtim të fundit jashtë mureve të Vatikanit.

Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan ka filluar të mbushet me vajtues dhe kori po praktikon himnet që së shpejti do t’i këndojë botës.

Në turmë ka të rinj, një dëshmi e thirrjes së gjerë të Papa Françeskut.

Si fillim, do të vendoset një Libër i Ungjijve në arkivolin e Françeskut. Ungjijtë tregojnë jetën dhe mësimet e Jezu Krishtit – diçka që Papa Françesku u përpoq ta ndiqte gjatë gjithë jetës së tij.

Si do të ulen liderët botërorë në funeralin e Papa

 

Po ndodh...

ide