Lamtumira për Artur Zhejin/ Ceremonia e homazheve mbahet sot te Universiteti i Arteve të Bukura

25 Gusht 2025, 08:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lamtumira për Artur Zhejin/ Ceremonia e homazheve mbahet sot te

Gazetarit Artur Zheji që u nda nga jeta në moshën 64 vjecarit do t’i jepet lamtumira me Homazhe.

Ceremonia për të nderuar jetën dhe veprimtarinë publicistit do të mbahet ditën e sotme, 25 gusht nga ora 10.00 deri në 14.00, në Universitetin e Arteve të Bukura.

Më pas ai do të përcillet në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës.

Zheji ndërroi jetë pasditen e së shtunës në Sarandë, teksa ishte duke drekuar me familjarët e tij, ku sipas raportit të parë mjekësor, dyshohet se pësoi atak kardiak.

Krerët e Shtetit e politikës, sikurse njerëzit e medias e teleshikues të thjeshtë në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare, I kanë bërë homazh përmes reagimeve jetës e punës së Zhejit.

Presidentja e Kosovës, përmes një telegram drejtuar familjes së gazetarit, thotë se largimi i tij i pakohshëm la pas një boshllëk të madh në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit, duke e cilësuar atë si një zë të guximshëm, një mendimtar të lirë dhe një penë të shquar të gazetarisë shqiptare.

Osmani thekson gjithashtu edhe kontributin e Artur Zhejit në dokumentimin dhe shkrimin për dhimbjet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë në Kosovë.

Kryeministri në detyrë I Kosovës, Albin Kurti në një mesazh e përshkroi Zhejin si një gazetar të rrallë, që përtej lajmit të ditës angazhohej dhe thellohej me seriozitet intelektual te çështjet dhe subjektet me të cilat ballafaqohej.

Kurti  e cilësoi Artur Zhejin jo vetëm si reporter lufte, por si një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar dhe dokumentues i angazhuar, i cili ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja shqiptare.

Në mesazh, Kurti thekson gjithashtu prejardhjen e Zhejit: si djali i intelektualit dhe përkthyesit Petro Zheji dhe i aktores së njohur Besa Imami, duke theksuar se kjo familje e bënte të kuptueshme përkushtimin e Gazetarit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve kudo në rajon.

Po ndodh...