
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët rrezikuan banesat në fshat, përfundon në pranga 63-vjeçari në Dimal

Një 63-vjeçar nga fshati Poshnje e Vogël i Bashkisë Dimal u arrestua nga policia pasi dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturina.
Nga përhapja e flakëve u dogjën disa bimë dhe u rrezikuan banesat përreth, duke vënë në alarm banorët e zonës.
Dimal/Ndezi zjarr në fshatin Poshnje e Vogël, arrestohet në flagrancë 63-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal vunë në pranga shtetasin K. B., 63 vjeç, banues në Poshnje, Dimal.
Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, dhe nga përhapja e flakëve u dogjën disa bimë dhe u rrezikuan banesat përreth.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Terroristët me Maska të Medias
ide

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128