Përplasi këmbësorin te shkolla ‘Shkolla e Muzikës’, arrestohet 17-vjeçari pa patentë

25 Gusht 2025, 12:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasi këmbësorin te shkolla ‘Shkolla e

Policia Rrugore arreston 17-vjeçarin që aksidentoi rëndë këmbësorin 35-vjeçar ditën e djeshme pranë shkollës së Muzikës në Fier.

Burime zyrtare njoftuan sot (25 gusht) se pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Liri Gero”, u arrestua në flagrancë për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, 17-vjeçari që ishte në timon pa patentë.

Si pasojë e përplasjes me makinë, u aksidentua në gjendje të rëndë dhe po lufton me vdekjen në spital Kreshnik Tomani, që vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

I plagosuri Kreshnik Tomani është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën, por për shkak të situatës kritike shëndetësore, u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mjekët konfirmojnë se ai ndodhet në gjendje kome dhe i intubuar, duke luftuar për jetën.

 

Po ndodh...