
Aksidenti tragjik në Sarandë ku humbën jetën dy motra, ja si paraqitet gjendja e Antonela Zhupës

Antonela Zhupa, 24-vjeçarja që mbeti e plagosur rëndë në aksidentin tragjik të ndodhur një natë më parë në Sarandë, ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor. Sipas gazetarit Igli Ccelmeta, burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e saj është e rëndë dhe po monitorohet në çdo moment nga personeli mjekësor.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës, kur automjeti me të cilin po udhëtonin Antonela dhe dy vajza të tjera, motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, u përplas me një mjet tjetër tip Audi. Si pasojë e përplasjes së fuqishme, motrat Dhimaku humbën jetën në vend, ndërsa Antonela mbeti e plagosur rëndë.
Policia ka vënë në pranga 23-vjeçarin Kevi Norra, banor i Gjirokastrës, i cili drejtonte automjetin tip “Audi”. Nga testi i alkoolit rezultoi se Norra ishte në gjendje të rëndë të dehur në momentin e përplasjes.
Zhupa, ka pësuar politraum, pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, mjekët vendosën ta transferonin drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Sakaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, i cili ka lënë pas një tragjedi të rëndë familjare dhe shoqërore.

Terroristët me Maska të Medias
ide

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128