Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen 4 ‘skifterët’ shqiptarë

25 Gusht 2025, 14:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen 4 ‘skifterët’

Një bandë grabitësish shqiptarë në Greqi janë arrestuar nga policia të cilët rezultojnë të jenë autorë të disa vjedhjeve në ishullin e Mykonos. 4 shqiptarët grabisnin banesat e turistëve në lagje të ndryshme të Mykonosit.

Nga përllogaritjet e autoriteteve greke, ata kishin marrë sende me vlerë rreth 138 mijë Euro.

Banda e grabitësve shqiptarë u identifikua falë pamjeve nga kamerat e sigurisë të banesave. Rezulton se ata kanë kryer 10 vjedhje dhe 3 tentativa në periudhën 6-20 gusht.

Banda godiste shtëpitë dhe akomodimet e turistëve gjatë natës. Ata përdornin furgona që i merrnin me qira për të shkuar te objektivi i tyre. Thyenin dritaret dhe dyert, hynin në brendësi të banesave dhe merrnin para, bizhuteri, rroba, këpucë dhe aksesorë të shtrenjtë.

Një pjesë të mallrave të vjedhura i fshihnin nëpër shkëmbinj, vende që i përdornin përkohësisht për të lënë sendet.

Ndërsa në vendin ku ata qëndronin vetë, policia gjeti disa sende të vjedhura, 3395 euro, franga zvicerane, 4 celularë, etj. Disa mallra të vjedhura ju kthyen pronarëve.

Po ndodh...