
Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore: Ja si u vra 36-vjeçarja nga shqiptari në Greqi

Vrasja e 36-vjeçares Marjola Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, përpara syve të fëmijëve në apartamentin e tyre në Volos të Greqisë, duket se pohon çdo dëshmi të dhënë kundër 40-vjeçarit.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në trupin e viktimës së 36-vjeçares, ajo është vrarë me thikë. Ka qenë sulmi me thikë në kraharorin e 36-vjeçares, ai që i mori jetën në vend së resë, duke lënë pas 4 fëmijë.
Po kështu, ekspertiza rezulton se 36-vjeçarja ka pasur lëndime të tilla në shumë pjesë të trupit, siç raporton media greke To Vima.
Dëshmitë e fëmijëve dhe të motrës së 36-vjeçares, tregojnë se viktima është abuzuar nga bashkëshorti i saj përmes dhunës psikologjike, fizike, por dhe seksuale.
Motra e 36-vjeçares, është shprehur se viktima ishte njohur me 40-vjeçarin në moshë të re, e se ai e ka përdhunuar për ta lënë shtatzënë, me synim që të mos divorcoheshin. Përgjatë martesës, 36-vjeçarja ka përjetuar dhunë, madje është kërcënuar nga Pandeli Nakoleci me jetën e fëmijëve nëse ajo konsideronte ndarjen. Motra e viktimës, tregon gjithashtu se 36-vjeçarja ka abortuar disa herë.

Terroristët me Maska të Medias
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128