
Aksidentoi rëndë një 29-vjeçar në Ksamil, gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’ për turkun

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes së kaluar në Ksamil, ku një automjet tip Nissan me targa italiane AB590NA përplasi një këmbësor në afërsi të zonës turistike.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, kur 30-vjeçari turk, Demir Tunahan, duke drejtuar mjetin e tij në një nga rrugicat e bregdetit, përplasi rëndë 29-vjeçarin Mario Selishta, me origjinë nga Dibra dhe banues prej vitesh në Itali.
Si pasojë e përplasjes, Selishta mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua menjëherë drejt spitalit të Sarandës, për t’u dërguar më pas në një qendër spitalore me specializim më të lartë. Autori i aksidentit, shtetasi turk, u arrestua në flagrancë nga Policia e Sarandës.
Pas arrestimit, çështja shkoi për shqyrtim në Gjykatën e Sarandës. Sot, kjo e fundit vendosi për Demir Tunahan masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në polici. Masa u kërkua fillimisht nga prokurorja e çështjes dhe më pas u miratua edhe nga gjyqtari i seancës.
Në këto kushte 30 vjeçarit Demir Tunahan, shtetas turk, që ndodhej me pushime në Ksamil do t’i duhet të paraqitet në policinë gjyqësore sipas periodicitetit të caktuar nga gjykata.

Terroristët me Maska të Medias
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128