
Dy motra humbën tragjikisht, 23-vjeçari që i përplasi ishte i dehur, bëri parakalim të gabuar dhe me shpejtësi

Të tjera detaje zbulohen nga aksidenti tragjik në Sarandë që u mori jetën dy motrave 20 dhe 22 vjeçe. I riu Kevin Nora që u përplas me mjetin e dy motrave mësohet se po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se pasi i është nënshtruar testit të alkoolit, 23-vjeçari ka rezultuar i dehur dhe tashmë është arrestuar.
Po ashtu, mësohet se 23-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi me një mjet tip Audi. Ai është futur në parakalim duke dalë në korsinë në të cilën po udhëtonin dy vajzat.
Dy mjetet janë përplasur kokë më kokë dhe aksidenti rezultoi tragjik për dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku të cilat humbën jetën. Ndërkohë, pasagjerja Antonela Zhupa 24 vjeçe, e cila udhëtonte me dy motrat, është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës.

Terroristët me Maska të Medias
ide

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128