Dyshohet se trafikonin emigrantë, policia e Kosovës arreston dy të dyshuar

25 Gusht 2025, 09:45 / KOSOVA ALFA PRESS

Dyshohet se trafikonin emigrantë, policia e Kosovës arreston dy

Dy persona janë arrestuar të dielën e 25 korrikut nën dyshimin për trafikim me emigrantë, njoftoi Policia e Kosovës këtë të hënë.

Policia tha se ka ndaluar një autobus të linjës Mitrovicë–Beograd pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, i cili po bartte 18 emigrantë të paligjshëm nga vende të Azisë Jugore dhe Afrikës.

Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, është konstatuar se në katin e parë të autobusit ndodheshin 8 udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën zyrtare, ndërsa në katin e dytë u gjetën 18 shtetas të huaj, të paregjistruar dhe pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia theksoi se hetimet e para dhe marrja në pyetje e të dyshuarve tregojnë se ka pasur “përpjekje të qëllimshme për kontrabandë me emigrantë”.

Sipas njoftimit, i arrestuar është pronari i kompanisë së autobusëve dhe shoferi i autobusit që po bartte emigrantët.

Të dyshuarit, të identifikuar vetëm me inicialet G. A., dhe B. D., dyshohen për përfshirje të drejtpërdrejtë në organizimin e transportit të emigrantëve në mënyrë të paligjshme.

Policia theksoi se emigrantët “janë trajtuar sipas procedurave ligjore nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e Policisë së Kosovës”, ndërsa të dyshuarit ndodhen në paraburgim.

 

Po ndodh...