Nis shpërndarja në Shkodër/ Mbi 74 mijë votues kanë të drejtë vote në këtë qark

10 Maj 2025, 19:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nis shpërndarja në Shkodër/ Mbi 74 mijë votues kanë

Ka nisur në Shkodër shpërndarja e materialeve zgjedhore, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Procesi ka vijuar i qetë, teksa në qarkun e Shkodrës, kanë të drejtë vote mbi 74 mijë persona.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.

Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.

Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt.

Po ndodh...