Përfaqësues të OSBE/ ODIHR monitorojnë nga afër procesin e votimit në Berat

11 Maj 2025, 08:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përfaqësues të OSBE/ ODIHR monitorojnë nga afër

Sot, më 11 maj, qytetarët në të gjithë Shqipërinë po ushtrojnë të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, të cilat po zhvillohen në 12 qarqe të vendit.

Në qytetin e Beratit, përfaqësues të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR kanë monitoruar procesin zgjedhor në ambientet e Gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, i cili përmban pesë qendra votimi.

Pas përfundimit të vëzhgimit, vëzhguesit janë larguar, pa raportuar ndonjë problematikë.