Tjetër aksident në Fier! Makina përplas kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike

24 Gusht 2025, 12:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tjetër aksident në Fier! Makina përplas kalimtarin, i plagosuri

Një tjetër aksident është shënuar ditën e sotme në Fier. Pak minuta më parë, në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës në Fier, një automjet tip Land Rover, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

Po ndodh...