Vendimi i formës së prerë/ U shkarkua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano do të përfitojë rreth 100 mijë euro

20 Korrik 2025, 17:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vendimi i formës së prerë/ U shkarkua si Drejtor i

Gledis Nano do të përfitojë me vendim të formës së prerë 60 paga të 5 viteve si drejtor policie, një vlerë që në total përllogaritet në rreth 100 mijë euro.

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka fituar përfundimisht betejën me qeverinë sa i përket shkarkimit të tij nga detyra në Gusht të vitit 2022.

Gjykata Administrative e Apelit i ka dhënë të drejtë Gledis Nanos, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që e konsideron të paligjshëm shkarkimin e tij si Drejtor të Policisë së Shtetit.

Të njëjtin vendim kishte dhënë edhe Shkalla e Parë e Administratives, por që ishte dërguar në Apel nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Tashmë, ka një vendim të formës së prerë nga Apeli i Administratives që e bën të detyrueshëm lëvrimin e pagave për Gledis Nano si titullar i Policisë. Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022 me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat.

Gledis Nano aktualisht është një kandidaturë e fortë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

Po ndodh...