Deklarata e qeverisë italiane për takimin Meloni-Vance: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera!

Qeveria italiane ka publikuar një deklaratë për takimin e sotëm mes Giorgia Melonit dhe zëvendës presidentit amerikan J.D.Vance , duke theksuar se biseda ka lejuar të nënvizohen marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
Në deklaratë thuhet se gjatë bisedës “u nënvizua vullneti i përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe progresit teknologjik, siç përcaktohet në deklaratën e përbashkët të miratuar gjatë takimit të fundit të kryeministres Giorgia Meloni me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington”.
Sipas qeverisë italiane, biseda Meloni – Vance lejoi diskutime të mëtejshme të thelluara mbi çështjet tregtare dhe çështjet kryesore të aktualitetit politik ndërkombëtar, duke filluar me përpjekjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


