Rubio në Kongres: Plani i SHBA-së parashikon fundin e Hamasit dhe një administrim të ri në Gaza

2 Qershor 2026, 23:54 / BOTA ALFA PRESS

Rubio në Kongres: Plani i SHBA-së parashikon fundin e Hamasit dhe

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë me dije në Kongres se plani i administratës Trump për Gazën synon përfundimin e qeverisjes së Hamasit dhe krijimin e një administrimi të ri në territor.

Ai u shpreh se sipas këtij plani, Gaza pas luftës nuk duhet të drejtohet nga Hamasi, por nga një autoritet tjetër që nuk ka lidhje me këtë organizatë.

Rubio ka folur gjatë një seance dëgjimore në Kapitol, ku është pyetur edhe për qëndrimin e Izraelit, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu ka përmendur mundësinë e marrjes nën kontroll të një pjese të madhe të Rripit të Gazës gjatë operacioneve ushtarake.

Sipas Rubios, kjo ide nuk është pjesë e planit amerikan prej 20 pikash për përfundimin e luftës në Gaza. Ai shtoi se qëllimi i SHBA-së është ndalimi i konfliktit dhe krijimi i kushteve për rindërtimin e zonës pas përfundimit të luftimeve.

Ai shtoi gjithashtu se një zgjidhje afatgjatë do të ishte një Gaza e drejtuar nga një autoritet që nuk lidhet me Hamasin.

Po ndodh...

ide