Sergey Lavrov: Rusia e gatshme të luajë rol në negociatat midis SHBA-së e Iranit

18 Prill 2025, 22:34 / BOTA ALFA PRESS

Sergey Lavrov: Rusia e gatshme të luajë rol në negociatat midis

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar të premten se Rusia është e gatshme të luajë çfarëdo roli në negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pas takimit me homologun e tij iranian, Abbas Araqchi, në Moskë.

“Jemi gati të ndihmojmë, ndërmjetësojmë dhe të luajmë çdo rol që – nga pikëpamja e Iranit – do të ishte i nevojshëm dhe i pranueshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Lavrov. “Ne nisemi nga fakti se opsioni i vetëm për një marrëveshje… është një marrëveshje posaçërisht mbi çështjet bërthamore, si pikë bazë”.

Araqchi ka deklaruar se mesazhi i liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei për presidentin rus, Vladimir Puti, është “për të çuar një sinjal në të gjithë botën se Irani e konsideron Rusinë si partnerin e saj strategjik dhe si fqinj të rëndësishëm”.

“Mund të konfirmoj se pozicionet dhe qasjet të Iranit dhe Rusisë përgjatë historisë kurrë nuk kanë qenë më të afërta dhe të ngjashme se sot”, ka shtuar ai.

Edhe Italia do të jetë ndërmjetëse e raundit të ardhshëm të bisedimeve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, i cili do të zhvillohet në Romë, e konfirmuar kjo nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

“Patëm një kërkesë nga palët e interesuara, nga Omani që po luan rolin e ndërmjetësit, dhe dhamë një përgjigje pozitive. Roma konfirmohet si një kryeqytet i paqes dhe ndërmjetësimit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha negociatat që mund të çojnë në zgjidhjen e çështjes bërthamore, por edhe në ndërtimin e paqes”, u shpreh Tajani.

 

Po ndodh...

ide