“Nga punëtorët e krahut, te inxhinierët”/ Shpallen 1700 vende të lira pune

25 Prill 2025, 17:53 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

“Nga punëtorët e krahut, te inxhinierët”/ Shpallen

Agjencia Kombëtare e Punësimit ka listuar 1700 vende të lira pune, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë gjatë muajit të fundit.

Profesionet më të kërkuara janë ata që kërkojnë aftësi të mesme apo teknike. Konkretisht, punëdhënësit kërkojnë punëtorë krahu, në sektorë si ndërtimi, prodhimi dhe logjistika. Në të njëjtën kohë, vihet re një nevojë e lartë për punonjës shërbimi, kryesisht kamerierë e shitës. Lista e kërkesave përfshin edhe profesione më të specializuara, si elektriçistë, inxhinierë e mekanikë.

Por, edhe pse mundësitë për të gjetur një vend pune ekzistojnë, sfida më e madhe mbetet fuqia punëtore e kualifikuar.

Ekspertët thonë se një pjesë e madhe e të rinjve synojnë të largohen jashtë vendit, ndërsa një pjesë tjetër refuzojnë punët për shkak të pagave të ulëta ose kushteve të papërshtatshme.

Në këtë situatë, bizneset po hasin gjithnjë e më shumë vështirësi për të rekrutuar punonjës, ndërsa shteti përpiqet të rrisë ndërgjegjësimin dhe aftësimin përmes kurseve profesionale.