E RËNDË! E ulur në sedilje, e mbuluar nga gjaku dhe me plumb në kokë, del foto e Liridona Ademajt

Mesditën e kësaj të enjte është mbajtur seanca e radhës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndaj Naim Murselit, i akuzuar si porositës i vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Gjatë seancës, Murseli është përballur me fotot nga vendi i ngjarjes, ku Liridona Ademaj shihet e vrarë me armë zjarri në makinë, e mbuluar në gjak. Pamjet janë paraqitur si pjesë e provave në procesin gjyqësor.
Në dëshminë e tij, Murseli deklaroi se në natën e ngjarjes një person i armatosur u kishte kërkuar telefonat dhe paratë, duke e përshkruar fillimisht rastin si grabitje. Ai tha se në automjet ndodheshin edhe dy fëmijët e çiftit.
“Njëri fëmijë ka qenë ulur mbrapa meje, tjetri pas Liridonës. Nëse më kujtohet, nuk kanë qenë të lidhur. Kanë dalë nga dera e njëjtë”, deklaroi Murseli.
Gjatë shqyrtimit u paraqitën edhe imazhe nga vendi i ngjarjes, përfshirë lodrat e fëmijëve të mbetura në makinë.
Murseli u pyet edhe për blerjen e armës nga i akuzuari Granit Plava. Ai tha se e kishte blerë me arsyetimin se Plava do ta shiste më pas për dyfishin e çmimit. I pyetur nëse ishte në dijeni se ajo armë u përdor në vrasje, ai u përgjigj: “Po”.
Sipas hetimeve, dyshohet se Murseli ka paguar rreth 30 mijë euro për organizimin e vrasjes.
Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit 2024 në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.
Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.
Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla anëtar i FSK-së, dhe Tomë Dodaj janë katër të arrestuarit në lidhje me këtë ngjarje.

Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128