
Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA


Edhe këtë vit Kosova do të jetë mikpritëse e ushtrimit më të madh ushtarak amerikan në Evropë që planifikohet dhe organizohet nga ushtria e Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë – Defender Europe dymijë e njëzet e pesë, ndërsa më trembëdhjetë qershor do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA-në.
Kështu tha kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti derisa potencoi se këtë vit Kosova është përzgjedhur shteti ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin komandën e divizionit të saj prej kur do të udhëhiqen të gjitha operacionet që do të kryhen në rajonin e Ballkanit.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bëri të ditur se kjo është hera e tretë që Kosova pret në territorin e saj një ushtrim ushtarak të tillë, ku do të angazhohen mbi një mijë ushtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës brenda dhe jashtë vendit tonë.
Ndër të tjera, Kurti tregoi se më trembëdhjetë qershor në Uashington do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për bashkëpunim në mbrojtje dymijë e njëzet e pesë deri më dymijë e tridhjetë, mes ministrit të Mbrojtjes së Kosovës dhe përfaqësues së mbrojtjes së SHBA-së.
Kurti tha se për të bërë hapa përmbajtjesor drejt anëtarësimit në NATO është investuar posaçërisht në ushtrinë. Ai tha se në mandatin e tij është bërë dyfishimi i ushtarëve, trefishimi i buxhetit, katërfishimi i trajnimeve jashtë vendit dhe qindfishim në blerje armatimi e municioni.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128