“Anëtarësimi, jo vetëm bekim, por sfidë”, Rama për “EU4Municipalities II”: Problem në pushtetin lokal, digjitalizimi! Thirrja për kryetarët e bashkive

8 Maj 2026, 13:04 / POLITIKË ALFA PRESS

“Anëtarësimi, jo vetëm bekim, por sfidë”, Rama

Nis zyrtarisht EU4Municipalities II, programi strategjik për forcimin e pushtetit vendor dhe mbështetjen e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, një program që do të mbështesë bashkitë me investime konkrete, rritje kapacitetesh dhe modernizim të shërbimeve për qytetarët

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama ka theksuar se anëtarësimi në BE nuk është vetëm bekim, por edhe sfidë. Ai u shpreh se një nga pikat që “çalojnë” bashkitë tona, është digjitalizimi.

Rama: Takimi lidhet me një projekt që nuk mishëron thjeshtë mbështetje financiare por investim strategjik të BE për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive në horizontin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

BE dhe anëtarësimi janë një bekim për Shqipërinë por edhe një sfidë e madhe në nivel vendor pasi konsolidimi i nivelit të qeverisjes vendore, pjesë e patjetërsushme.

Një sfidë e konsiderueshme është aftësia të thithet mbështetja e BE përmes dijes si ta bëjmë këtë, ndaj ky program është kyç.

Një pikë që dua të cek, kemi një komponent shumë të dobët në qeverisjen vendore, që është digjitalizimi. Kemi diferencë të pa pranueshme mes peshës në nivel qendror dhe në nivel lokal.

Thirrje krerëve të bashkive: Bëni më të mirën të mos e shihni projektin si mundësi financimi por si mundësi për të krijuar eksperiencë për të fuqizuar kapitalin njerëzor.

 

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova