Berisha nga Brukseli: E garantoj Edi Ramën se këtë mandat nuk do ta gëzojë!

16 Maj 2025, 14:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha nga Brukseli: E garantoj Edi Ramën se këtë mandat nuk do

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në Samitin e IDU në Bruksel.

Pas përfundimit të samitit, Berisha tha se zgjedhjet në Shqipëri kishin rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU, si zgjedhjet më të dhunuara, si një farsë elektorale e plotë.

“Edi Ramën e garantoj se, këtë mandat nuk do e gëzojë”, tha kreu i PD.

Berisha: Qendrimi në byronë ekzekutive, domethënë në forumin në të cilin ishin të pranishëm drejtuesit e të gjitha aprtive anëtare të IDU-së, u prit me duartrokitje dhe me shumë përzemërsi reagimet ndaj fjalës që mbajta unë dhe që mbajti Fatmir Mediu.
Realiteti shqiptar është i pakrahasueshëm. Është një nga realitet më të trishta, jo vetëm në Europë, por në Afrikë dhe në vende tjera, sepse ky është një forum ndërkombëtar.

Natyrisht, nuk ishim të vetmit ne që referonim të burgosurit politikë, proceset politike, grabitjen masive. Por, raste si Shqipëria nuk u paraqit ndonjë, kur ndodh një blerje e hapur masive e votës, ku ndodhi përdorim masiv i bandave, ku ndodhi shdnërrimi i të gjithë shtetit në një monstër elektorale dhe u bë gjithçka për të dhunuar vullnetin e lirë të shqiptarëve.

Pati mirëkuptim të plotë për fjalën tonë, bëmë dhe takime të veçanta me personalitete të shquara të kësaj organizate për veprime dhe mbështetje konkrete.

Mendoj se, këto hapa janë jashtëzakonisht pozitive dhe të dobishme, por janë vetëm hapat e parë të një beteje të cilën, Opozita shqiptare do ta fitojë, sepse nuk mundet kurrë që: dhuna, terrori, krimi, droga të mbizotërojnë, pavarësisht çfarëdo që duket sot Edi Rama, e garantoj që këtë mandat nuk do ta gëzojë.

Së pari, një paraqitje e situatës në të cilën, ne aleatin më kryesor kishim rezolutat e miratuara, 4 rezoluta, si për asnjë rast tjetër dhe në tërësi të kushtuara problemeve zgjedhore. Natyrisht, e vërteta është që në mbështetje të këtyre rezolutave dhe të qendrimeve tona ishte padiskutim edhe raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë, i ODIHR-it, PE-së, KE-së.

Pra, në këtë rast, mendoj se, u dëgjua me shumë interes, por njohuritë nuk mungonin. Nga sa kuptova unë, zgjedhjet në Shqipëri kishin rezonimin më të keq dhe si zgjedhjet më të dhunuara, si një farsë elektorale e plotë.

 

Po ndodh...

ide