Berisha shpall fitoren e Ramës ndaj SPAK: Nuk ekziston më!

26 Mars 2026, 13:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha shpall fitoren e Ramës ndaj SPAK: Nuk ekziston më!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se përpjekja e fundit e SPAK për lubi Ballukun dëshmoi se kryeministri Rama po mbron korrupsionin e tij dhe të bashkëpunëtorëve.

Pa e fshehur ngazëllin, ai tha se SPAK de-facto nuk ekziston më!

“Ka njerëz që bëjnë ligjin. Por ka dhe nga ata më keq se kriminelët. Flasin me Ramën, me kriminelë. Përpjekja e fundit e SPAK për Lubi Ballukun, dëshmoi se Rama është i aftë që të mbarë çdo vendim që të mbrojë korrupsionin e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Ish-zv.kryeministrit Meta në 2011 dha dorëheqjen, para se ta kërkonte prokuroria atë. Duhet pranuar se de facto SPAK nuk ekziston më. Misioni i tij është hetimi dhe ndjekja penale e personave me imunitet dhe krimit të organizuar. Tani hyn në fuqi vendimi i Sadushit që nuk lejon më arrestimin pa vendim të anëtarëve të grupeve kriminale. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre me protesta. Protesta e radhës do të jetë shumë shpejt dhe do të jenë të fuqishme.”, tha ai.

 

Po ndodh...

ide