Deputeti gjerman: Pasaportën Europiane ua garanton vetëm Sali Berisha!

9 Maj 2025, 20:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputeti gjerman: Pasaportën Europiane ua garanton vetëm Sali Berisha!

Deputeti gjerman i CDU-së Peter Beyer ka qenë i pranishëm në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në Tiranë, ku gjatë fjalës së tij vlerësoi Sali Berishën.

Peter Beyer u shpreh se Sali Berisha është garantuesi i vetëm i lirisë dhe i anëtarësimit në BE dhe sipas tij, i vetmi lider që do t’u garantojë shqiptarëve një pasaportë europiane.

Peter Beyer: Miq të Shqipërisë, sot është një ditë e lumtur për mua, sepse sot unë jam këtu me ju në këtë shesh. Më vjen shumë mirë që kthehem në këtë vend që e dua dhe të takoj  njerëzit që i dua. Kam një besim të fortë, tek e ardhmja e këtij vendi, e këtyre njerëzve, kam një besim të fortë tek të gjithë ju. Është një njeri i madh në këtë vend, është një lider i madh në këtë vend, ky njeri i madh, ky lider i madh është Doktor Sali Berisha që është ulur në rreshtin e parë.

Ai është një lider i cili para pak kohësh edhe gjithmonë e ka treguar se, mund ta orientojë këtë vend dhe ta prijë atë drejt lirisë. Sali Berisha është garantuesi i vetëm i lirisë dhe i anëtarësimit në BE. Kush do të jetë në Bashkimin e Europës, kush do të shikojë Shqipërinë vend anëtar të BE-së në të ardhmen e afërt.

Kam këtu diçka për ju. Kjo është një pasaportë, është pasaporta ime, është një pasaportë e Bashkimit Europian dhe ju garantoj se Sali Berisha është i vetmi lider i këtij vendi i cili do të garantoj secilit prej jush një pasaportë Europiane. Sali Berisha është i vetmi garantues që mund të ju sigurojë të rinjve që janë këtu pas meje një prespektivë drejt të ardhmen.

Kur shikon përreth, shoh shumë njerëz, me shumë shpresë, shoh shumë njerëz me shpresë, po te ky komb dhe po te e ardhmja e të rinjve, dhe gjithashtu jam i bindur se në të ardhmen e afërt në Bashkimin Europian dhe do të takohemi po këtu në këtë shesh, ku do të festojmë shpresën e re. Po e mbyll me një falënderim të madh për Doktor Sali Berishën, i cili është ati i këtij kombi.