“Gratë janë mbështetja jonë”, Rama në Gjirokastër: Shqipëria reale ndryshon çdo ditë

22 Prill 2025, 18:26 / POLITIKË ALFA PRESS

“Gratë janë mbështetja jonë”, Rama në

Kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Gjirokastër u shpreh se falë punës, Shqipëria po ndryshon çdo ditë.

Sipas tij, shumë banorë të qarkut, falë investimeve të bëra janë kthyer nga emigracioni dhe kanë bërë investime në pronat e tyre.

“Gratë janë mbështetja jonë. Shqipëria reale ndryshon çdo ditë e çdo ditë. Kjo Shqipëria është një Shqipëri, që sot është krejt tjetër. Shumëkush që ishte nisur për Greqi dhe as nuk e mendonte se do kthente sytë nga këto vende, të mendojë dhe të kthehet të investojë”, tha ai.

Ai theksoi se Shqipëria është kthyer sot në një vend të respektuar nga të gjithë.

“Në 11 maj kemi zgjedhjet dhe në 16 maj do të presim te Skënderbeu udhëheqësit e të gjithë kontinentit. Nga Londra në Ankara, për Samitin e Europës Politike. E imagjinonin që të ndodhte kjo? Kush e ka imagjinuar ka qenë pak i çmendur, por jo çyryk”, tha ai.

 

Po ndodh...

ide