I lirë të udhëtojë në SHBA? Reagon Berisha: Qendrimi i DASH, përgjigje e fuqishme për përpjekjet e Ramës për një Shqipëri pa opozitën

8 Maj 2025, 14:35 / POLITIKË ALFA PRESS

I lirë të udhëtojë në SHBA? Reagon Berisha: Qendrimi i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se pagesa për konsulentin e tij Chris LaCivita është transparente dhe do të depozitohet në KQZ.

“Kontrata do të depozitohet sipas ligjit, është 100% transparente dhe e pastër”, tha Berisha.

Ndërsa i pyetur nëse i është hequr apo jo non grata, Berisha kishte këtë përgjigje: “Pyetja është që non grata është dënuar si vendim politik. Është tjetër kur bëhet kjo apo ai qëndrim, por ai është shpallur vendim i politizuar i administratës Biden”.

Pyetje: Sa kushton këshillimi i LaCivita për ju?

Sali Berisha: Çdo pagesë do të depozitohet në kohën e duhur në komisionin qendror të zgjedhjeve siç kërkon ligji. LaCivita është personaliteti më i shquar në domenin elektoral që ka shkelur në Shqipëri. Unë e kuptoj kureshtjen tuaj, por kompani konsulence këtu ka pasur gjithnjë. Kontrata do të depozitohet sipas ligjit, është 100% transparente dhe e pastër.

Sali Berisha: DASH i drejtuar nga Rubio shprehu qëndrimin e tij në përgjigjen dhënë një gazetari të njohur se nuk mbështet qëndrimet politike të administratës Biden, pra DASH i jep përgjigjen më të fuqishme përpjekjet e Ramës për një Shqipëri pa opozitën. Ky vendim shpërblim për demokratët që në kushtet më të pazakonte qëndruan për kauzën e drejtë dhe të vërtetën.
Nxjerr para shqiptarëve dhe botën që u përpoqën të godisnin opozitën.
Vendimin e mora vesh mbrëmë. Nuk mund të them se do të udhëtoj këto ditë për shkak të fushatës.

Po ndodh...