
Mish me mendër të freskët

7 Maj 2025, 08:21 / RECETA ALFA
Përbërësit:
4 racione mish sipas dëshirës
2 tufa mendër të freskët
2 qepë mesatare
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper i zi sipas shijes
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim për pak minuta racionet e ndara të mishit. Më pas në po atë yndyrë kaurdisim qepën e prerë në kubikë të vegjël. E ndihmojmë zbutjen me pak kripë dhe ujë. Vendosim copat e mishit duke hedhur dhe pak ujë të ngrohtë. Shtojmë pak piper të zi dhe e lëmë mishin të ziejë derisa të zbutet plotësisht. Kontrollojmë shijen për kripë dhe në fund hedhim mendrën (nenexhikun) e freskët. E lëmë gjellën dhe 5 minuta në zjarr dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128