
“Kemi 240 vëzhgues”, kreu i misionit të OSBE-ODIHR Zannier: Të hënën do japim vlerësimet tona për zgjedhjet

Ambasadori Lamberto Zannier, kryesuesi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare, ka dhënë një deklaratë për mediat nga një qendër votimi ku procesi po zhvillohet në mënyrë elektronike.
Zannier njoftoi se 240 vëzhgues të OSBE janë angazhuar në të gjithë Shqipërinë, ndërsa gjithashtu ka një grup prej 135 vëzhguesish nga shtetet anëtare të OSBE.
Ai theksoi se ekipi i vëzhguesve ka mbërritur në Shqipëri që nga fundi i muajit mars, ku kanë monitoruar edhe fazën e fushatës zgjedhore.
Sipas Zannier, të hënën në orën 15:00 do të bëhet një deklaratë zyrtare për mediat, ku do të publikohen vlerësimet dhe rekomandimet e misionit për zhvillimin e procesit zgjedhor.
Zannier: Kjo është një nga qendrat e votimit ku jemi sot. Si ODIHR kemi 240 vëzhgues, por janë edhe 134 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE.
Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ne kemi qenë këtu që nga fundi i marsit. Ne kemi vëzhguar dhe fushatën zgjedhore. Sot është pika e fundit dhe nesër do të kemi një konferencë për shtyp në orën 15:00.
Një pjesë e vlerësimit tonë do të jenë edhe procedurat e votimit elektronik.
Do të flasim për këtë nesër kur të japim vlerësimet tona nesër. Po punojmë me KQZ, deri tani është shumë transparent dhe shumë i drejtë bashkëpunimi.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128