
“Kishin frikë nga Meta i veshur kuq e zi”, Blushi konferencë urgjente: Penguan qëllimisht mediat të filmonin Metën gjatë procesit të votimit

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka denncuar administratën e burgjeve pasi sipas tij penguan qëllimisht mediat të komunikonin dhe filmonin Ilir Meta gjatë procesit të votimit.
Blushi: Në emër të Partisë së Lirisë dënoj me forcën më të madhe cënimin flagrant të lirive dhe të drejtave të njeriut, të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, i cili nuk është lejuar të flasë dhe as të filmohet si gjithë të tjerët, në momentin e votimit.
Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Metaj ishte dakordësuar prej dy ditësh me administratën e IEPV “Jordan Misja”, pas kërkesës së tyre, që të votonte sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat nga administrata e burgjeve dhe vet Partia e Lirisë.
Edhe sot në kontaktet që kemi patur me administratën e burgjeve jemi njoftuar se në ora 10:00, mediat do të lejoheshin të merrnin pjesë në procesin e votimit.
Por sapo patronazhistët njoftuan se Presidenti i Partisë parlamentare të Lirisë, Z.Ilir Meta doli i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.
Ky është një rast flagrant i dhunimit të lirisë dhe të drejtave të njeriut, sa kohë personave të dënuar me vendim gjykate u lejohet të flasin dhe të filmohen gjatë procesit të votimit, ndërsa Presidentit të Partisë së Lirisë, e cila nga nesër do të jetë një parti parlamentare me 12 deputetë, i mohohet e drejta të flasë para mediave dhe t’u përgjigjet interesimit të gazetarëve, i cili mbahet ne izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale dhe eshte i padenuar.
Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës.
Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj.
Edi Rama ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve.
Në emër të Partisë së Lirisë i ftoj të gjithë shqiptarët patriotë dhe kuqezinj, të votojnë, të votojnë dhe vetëm të votojnë.
Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton!
Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128